BallinaLajmeKurti emëron Ibrahim Xhakën ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës

Kurti emëron Ibrahim Xhakën ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës

Të ngjajshme

Gjesti arrin marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se këngëtari Besart Kelmendi...

Berlin–Prishtinë më lehtë se kurrë me PrishtinaTicket!

Po planifikoni kthimin në Kosovë apo një vizitë familjare...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës, Ibrahim Xhakën.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Dogana e Kosovës, ku kanë njoftuar për pranim dorëzimin e detyrës.

Me këtë rast, ish drejtori i përgjithshëm, Bahri Berisha, i ka dorëzuar detyrën Ibrahim Xhakës i cili do ushtroj detyrën e drejtorit deri në një vendim tjetër.

“Sot në drejtorinë e Doganës është bërë pranim dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm nga zt. Bahri Berisha tek zt. Ibrahim Xhaka i emëruar nga kryeministri si ushtrues detyre i Drejtorit të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Qeveria Kurti që në javët e para të saj ka nisur me shfuqizimin e vendimeve të marra gjatë qeverisjes Haradinaj.

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se të gjitha emërimet që janë bërë pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj do të rishqyrtohen.

E një gjë e tillë ndodhi edhe me zgjatjen e mandatit që iu bë nga ish-kryeministri Haradinaj, drejtorit të Doganave, Bahri Berisha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz