back to top
Thursday, November 6, 2025
BallinaLajmeKurti e vazhdon gjuhën e çuditshme në fushatë, pas gërshërëve i nxjerrë...

Kurti e vazhdon gjuhën e çuditshme në fushatë, pas gërshërëve i nxjerrë gjilpërat: Ua kemi shpuar gishtat

Të ngjajshme

Shfrytëzonte dy shtetase kineze për prostitucion, arrestohet 47-vjeçarja në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Foreign 3” dhe...

“New Yooooork”/ Dy ditë para zgjedhjeve, Mamdani këndonte për qytetin e tij në një klub nate

Zohran Mamdani është shndërruar në kryefjalën e javës, duke...

​Drita sot kërkon fitoren historike në garat evropiane

Kampioni i Kosovës, Drita, do të përballet me Shelbourne...

Dy ditë që tronditën Trumpin, analiza e CNN: Dobësohet miti i pushtetit absolut

Presidenti amerikan Donald Trump është përballur me dy ditë...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po vazhdon të bëjë fushatë me stilin performativ, shpesh edhe me gjuhë të theksueshme trupore.

Pasi në fushatën e zgjedhjeve parlamentare përdorte metafora populiste si gërshërët, për të treguar se e kishte “prerë” një terminal doganor, këtë herë në Obiliq si ka folur për qepje të thesit dhe shpuarje të gishtërinjve të kundërshtarëve politikë.

Kurti foli për një thes të shqyer të cilin tha se po e qepin.

Sipas Kurtit, pushteti i tij i mirë e qepi këtë thes dhe ua ka shpoi duart me gjilpërë atyre që i kishin futur brenda.

”Është e domsodoshme njëherë me e qeth thesin që çkado që të qitsh në thes, mbet në thes, jo me dalë jashtë thesit. Kur e kena marrë gjilpanën me e qep thesin, u ndien do piskama. I kish pasë durt dikush aty. Kur t’i ndini këta tu piskatë kundër meje, kundër Halilit e kundër zyrtarëve të Vetëvendosjes, dijeni se janë qasi që pa qëllim ua kena shpu durt me gjilpanë se i kanë pasë aty te vrima e shkyer e thesit që na e kena qepë”, tha ai në një tubim në Obiliq, duke bërë fushatë për kandidatin e kësaj partie për kryetar të komunës, Halil Thaçi.

Kurti pëdor rëndok në fushata zgjedhore fraza të këtij lloji, metafora populiste me një gjuhë figurative që duket spontane dhe e “popullit”, duke përforcuar ndjenjën e konfrontimit me “kundërshtarin”.

Në raportin e fundit për vendin, Bashkimi Europian përmendi gjuhën e ashpër dhe “keqpërdorimin e burimeve publike”.

”Fushata zgjedhore ishte konkurruese, por u shënua edhe nga raste të retorikës së ashpër, keqpërdorimit të burimeve publike dhe presionit shoqëror e politik në zonat me shumicë serbe në Kosovë”, thuhet ndër tjerash në raport.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz