back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeKurti e uron Abdixhikun: Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën

Kurti e uron Abdixhikun: Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën

Të ngjajshme

Dogana ndalon mallra të falsifikuara “Gucci”, “Louis Vuitton”

Zyra Doganore në Prishtinë ka realizuar një sërë aksionesh...

Pothuajse 50 furra buke mbyllen çdo vit në Zvicër

1000 furra buke janë mbyllur në 20 vitet e...

Rrahje në një kafene te Xhamia e Llapit, theret me thikë një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e...

Kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti ka uruar kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Ai tha se të gjithë mund të japim shumë për Kosovën, e askush askujt nuk mundet më t’ia mohojë këtë të drejtë.

Po ashtu Kurti u shpreh se është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm.

Postimi i plotë:

Dëshiroj të uroj punë të mbarë për z. Lumir Abdixhiku, i cili është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së.

Është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë.

Nga ana ime, vullneti e korrektësia për bashkëpunim në interes të vendit e në përputhje me verdiktin që qytetarët dhanë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk do të mungojë asnjëherë.

Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën, e askush askujt nuk mundet më t’ia mohojë këtë të drejtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz