back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaZgjedhjetKurti e Selimi me tubim në Drenas: Erdhi dita e Drenicës së...

Kurti e Selimi me tubim në Drenas: Erdhi dita e Drenicës së Adem Jasharit e Fehmi Lladrovcit

Të ngjajshme

Arrestohet pronari i një barnatoreje në Prishtinë, i dha ryshfet inspektorit farmaceutik

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për...

Kjo është kombëtarja e radhës që siguron biletën për në Botëror

Një kombëtare tjetër ka arritur të sigurojë kualifikimin për...

Pagesat me kartë po rriten me ritme të shpejta

Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të...

Trump urdhëron kthimin e Departamentit të Mbrojtjes në atë të Luftës së ShBA-së

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, nënshkroi të premten një...

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti tha sot në Drenas se kjo parti nuk ka qenë kurrë më afër fitores.

Ai premtoi se qeveria e tij nuk do të gënjejë apo zhgënjejë qytetarët në mandatin e ardhshëm.Edhe para qytetarëve të Drenasit, ai premtoi 160 milionë euro investime shtesë për arsim në mandatin e parë katërvjeçar.Kurti premtoi që me qeverisjen e tij nuk do të ketë familje pa kulm mbi kokë dhe nuk do të ketë shtëpi pa dikë të punësuar.

Ai përkujtoi se në Drenicë shpesh bëhet shaka për asfaltin, por sipas tij prapa asfaltit aty fshihet mjerimi i qytetarëve e dëshmi për këtë, sipas tij, është se Drenasi dhe Skenderaj janë komunat me më së shumti skemë sociale.“Në fshatin e presidentit, i cili nuk jeton më aty, shpesh nuk ka as ujë të pijshëm as rrymë të qëndrueshme”, tha Kurti.

Kurti u zotua për shtet ligjor dhe tha se si kryeministër nuk do të zmbrapset para asnjë krimineli.“Hajnat në burg dhe plaçka e vjedhur prej tyre të kthehet në buxhetin e shtetit. Ky është shteti i së drejtës që mundësohet nga qeverisja jonë”, tha Kurti.

E ish-ushtari i UÇK-së, Rexhep Selimi ishte ai që krijoi një tjetër atmosferë në sallën e tubimit ku fjalimi i tij aktivizoi gjithë sallën me brohoritje. Ai u tha qytetarëve të Drenasit se ka ardhur koha e Drenicës.

“20 vjet me radhë, qeveritë veç sa i morën Drenicës e nuk i dhanë asgjë, për 20 vjet veç sa i morën dhe nuk i dhanë asgjë, për 20 vjet i morën familjeve të dëshmorëve dhe nuk u dhanë asgjë. Tash, Drenica, UÇK e familjet e kanë fjalën e tyre, sepse atyre u erdhi dita. Erdhi dita, sepse po vjen qeveria e Vetëvendosjes, sepse erdhi dita sepse po vjen Albin Kurti. Çohu Drenicë e tregoje veten si dikur… Erdhi dita e Drenicës së Adem Jasharit e Fehmi Lladrovcit. Iku koha e manipuluesve me vlerat të luftës”, tha Selimi.

E kandidati për deputet, Xhelal Sfeqla tha se më 6 tetor populli nuk do të votojë hajnat.Ai u tha qytetarëve që nevojitet një shtet ndryshe, pasi populli ka nevojë për një shtet të tillë.Enver Dugolli, kandidat për deputet, tha se më 6 tetor, Drenica fuqishëm do të bëhet pjesë e fitores së madhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai u tha qytetarëve të Drenasit se më 6 tetor do të zgjedhin mes papunësisë dhe zhvillimit, mes krimit dhe barazisë.

Në tubimin në Drenas, u pa edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili tashmë iu ka bashkuar partisë së Albin Kurtit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz