BallinaLajmeKurti e Osmani për homazhe në Prekaz: Ky vend na përkujton sa...

Kurti e Osmani për homazhe në Prekaz: Ky vend na përkujton sa i lartë është çmimi i lirisë

Të ngjajshme

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d. e presidentit Vjosa Osmani kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të familjes Jashari në Prekaz.

Kurti ka thënë se ky vend përkujton se sa i lartë është çmimi i lirisë.

“Prekazi heroik është vendi i kushtrimit për çlirim. Vendi që na përkujton se sa i lartë është çmimi i lirisë dhe se sa të privilegjuar jemi ne që jetojmë e festojmë 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të kombit tonë. Tre breza të familjes Jashari luftuan e u sakrifikuan. Gjysma e tyre të rënë burra e gjysma tjetër gra e fëmijë. Duke u rikthyer këtu ne bëjmë më të fuqishëm shtetndërtimin demokratik, zhvillimin socio-ekonomik, e drejtësinë instucionale, sepse i tillë është amaneti i dëshmorëve dhe dëshira e nevoja e qytetarëve”, ka shtuar Kurti.

Ndërsa Osmani ka shtuar se ky vend i përkujton të gjithëve edhe dëshmitë e gjenocidit serb.

“Bashkërisht e nderojmë vendin që është ikonë e lirisë. Vendin ku prehen komandanti legjendar Adem Jashari dhe gjithë familja Jashari që janë simbol i sakrificës sublime të luftës së popullit shqiptar për liri. Është vendi ku çdo ditë do t’ia përkujtojmë vetes dhe botës se këtu gjenden dëshmitë e gjenocidit serb, dëshmitë e qëllimit të Serbisë për shfarosjen e popullit shqiptar”, ka thënë Osmani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz