back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaLajmeKurti e Nagavci vizitojnë UP-në, i japin mbështetje avancimit të programeve

Kurti e Nagavci vizitojnë UP-në, i japin mbështetje avancimit të programeve

Të ngjajshme

Mallorca paralajmërohet për mbylljen e stadiumit

Skuadra e Mallorcas është paralajmëruar për mbylljen e stadiumit. Stadiumi...

Prattipati: Heqja e tarifave do të forcojë marrëdhëniet ekonomike SHBA-Kosovë

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë,...

Reali merr vendim rreth Nico Pazit, pas interesimit nga Tottenhami

Raportet nga Italia pretendojnë se Real Madrid tashmë ka...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrin Arsim Ademi, vizituan sot rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku u mirëpritën nga rektori Arben Hajrullahu.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, në takim, u diskutua për mundësitë e avancimit të degëve të studimit, me synim që Universiteti i Prishtinës të tërheqë edhe më shumë studentë në vitet e ardhshme.

“Po ashtu, u diskutua për nevojat dhe planet për investimet në infrastrukturë dhe modernizimin e programeve studimore, si dhe për sfidat e ndryshme me të cilat po përballet universiteti publik. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se qeveria është përherë e gatshme të ofrojë mbështetje të plotë institucionale për adresimin e nevojave dhe sfidave të UP-së, duke e konsideruar Universitetin e Prishtinës si themel të arsimit të lartë dhe zhvillimit shoqëror në vend”, thuhet në njoftim.

Tutje sipas njoftimit, ministrja në detyrë Arbërie Nagavci theksoi rëndësinë e rritjes së vazhdueshme të cilësisë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, teksa siguroi se MASHTI do të jetë partner i përhershëm i universitetit në përmirësimin e kushteve për studentët dhe stafin akademik.

Takimi u mbajt dy javë para fillimit të vitit të ri akademik dhe u vlerësua si bashkëbisedim i rëndësishëm drejt përgatitjeve për këtë vitit të ri akademik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz