back to top
Monday, March 9, 2026
BallinaLajmeKurti dhe Murati presin në takim përfaqësues të BERZh-it, diskutohen investime deri...

Kurti dhe Murati presin në takim përfaqësues të BERZh-it, diskutohen investime deri në 400 milionë euro deri në vitin 2027

Të ngjajshme

Osmani: Mirëpres çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

Presidentja e Kosovës ka folur rreth dekretit të saj...

iPhone 17e: Përmirësim i madh me një çmim surprizues

Ka qenë një periudhë e shkëlqyer për iPhone. Në...

Qeveria pret vendimin përfundimtar pas pezullimit të dekretit nga Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme që pezullon...

Katër adoleshentë në të tridhjetat

Grupi i dashur i komedisë nga Nju Jorku, Simple...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, pritën në takim përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).

Në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe BERZh-it, me fokus të veçantë në avancimin e projekteve infrastrukturore dhe zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2024, i cili parasheh një portofol investimesh deri në 400 milionë euro deri në vitin 2027.

U trajtuan gjithashtu projektet prioritare në fushat e infrastrukturës rrugore, ujërave të zeza, sistemit të ujit, efikasitetit të energjisë dhe transportit publik, si dhe mundësitë për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja financimi gjatë viteve 2026–2027.

Kryeministri Kurti e falënderoi BERZh-in për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me këtë institucion për realizimin e projekteve strategjike që përmirësojnë infrastrukturën dhe shërbimet për qytetarët.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e BERZh-it riafirmuan gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës në zbatimin e projekteve zhvillimore dhe në mbështetje të reformave ekonomike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz