back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKurti bëri homazhe pranë varreve të heronjve, Ilir Konushevci e Hazir Malaj

Kurti bëri homazhe pranë varreve të heronjve, Ilir Konushevci e Hazir Malaj

Të ngjajshme

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia

Një person është goditur nga një veturë në Prishtinë....

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi më herët, në...

Reshjet rekord të dëborës shkaktojnë kaos në disa pjesë të Japonisë

Agjencia meteorologjike e Japonisë ka lëshuar paralajmërime për reshje të...

Fejohet Dardan Berisha, kjo është vajza që i mori zemrën

Tashmë është zyrtare, Dardan Berisha nuk është më beqar....

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe këshilltarin e kryeministrit dhe në të njejtën kohë drejtorin e zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bici bënë homazhe pranë varreve të heronjve Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt.

Në njoftimin e dërguar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj po bënin më shumë se luftë çlirimtare, po e mundësonin luftën çlirimtare.

“I gjithë shekulli XX-të ishte shekull i rezistencës shqiptare. Ndonjëherë ishte legale, e shpesh ilegale. Kulmi i rezistencës ishte UÇK-ja. Formacioni me të cilin nuk u evitua përballja me armikun. Me UÇK-në, e drejta jonë politike u pajis edhe me forcë për zbatimin e kësaj të drejtë”.

“Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj ishin ndër të parët. Kushdo që vinte pas tyre e kishte më kollaj. Ata iu rrekën pa pushim maleve që ndajnë fizikisht Kosovën prej Shqipërisë. Ata ishin vetë shpirti i kombit, që lufton gjeografinë e kombit. Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj ishin shumë të vetëdijshëm që epërsia morale dhe njerëzore ishin në anën e shqiptarëve. Atyre iu mungonte armatimi. Prandaj, ata dy jo vetëm që luftuan por edhe punuan për luftën. Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj po bënin më shumë se luftë çlirimtare; po e mundësonin luftën çlirimtare”, thuhet në njoftim.

Të Fundit

Sport

ShowBiz