BallinaLajmeKurti bën homazhe pranë varrit të Komandantit Ismet Jashari – Kumanova në...

Kurti bën homazhe pranë varrit të Komandantit Ismet Jashari – Kumanova në 27-vjetorin e rënies së tij

Të ngjajshme

​City – Real Madrid, formacionet e mundshme të super përballjes evropiane

Manchester City dhe Real Madrid përballen sonte, në “Etihad...

Policia e Kosovës njofton për rrahjen e dy kunatave

Raportohet se në Zubin Potok ka ndodhur një rrahje...

Ra nga tri metra lartësi derisa po punonte, detaje nga rasti në Gjilan

Një person është lënduar rëndë dje derisa po punonte. Sipas...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputetë të Kuvendit dhe bashkëpunëtorë të tij, bëri sot homazhe pranë varrit të luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komandantit Ismet Jashari – Kumanova në 27-vjetorin e rënies së tij heroike.

Teksa lartësoi angazhimin patriotik dhe veprën heroike të Komandantit Ismet Jasharit – Kumanova, Kurti theksoi se përmes kujtimit dhe përkujtimit të dëshmorëve të kombit, ne tregojmë respektin dhe nderimin tonë për gjakun e derdhur për liri, i cili ndodhet në rrënjët e shtetit e të Republikës, që e gëzojmë sot dhe po ashtu rikujtojmë idealet e tyre, sepse vetëm me ato ideale para nesh ne mund të bëjmë progres për popullin tonë edhe në aspektin e lirisë e të demokracisë, po edhe të zhvillimit ekonomik e të mirëqenies sociale.

“Lavdi Ismet Jasharit – Kumanovës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz