Kryeministri i vendit, Albin Kurti po qëndron për vizitë në SHBA.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Kurti ka zhvilluar një takim me kryeministrin belg, Bart De Weve.
Sipas Kurtit, Belgjika është partnere e jona për rrugën tonë në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Postimi i plotë:
Brukseli është qendra e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Belgjika është partnere e jona për rrugën tonë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Në vitin 2023, Belgjika ngriti zyrën e saj diplomatike në Kosovë në nivel të Ambasadës. Sivjet ajo njoftoi se do të mirëpresë atasheun e mbrojtjes së Kosovës, kurse dy muaj më parë Ministria jonë e Mbrojtjes dhe Ministria e Mbrojtjes së Belgjikës nënshkruan Deklaratën e Qëllimit të Përbashkët në fushën e mbrojtjes.
Me kryeministrin belg, Bart De Wever, në takimin tonë të parë bilateral, folëm për mundësitë e reja që shtojnë shkëmbimet, thellojnë bashkëpunimin dhe forcojnë raportet tona./Indeksonline/