back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKurora lulesh te lapidari i heroit, Enver Zymberi

Kurora lulesh te lapidari i heroit, Enver Zymberi

Të ngjajshme

Zhduket një vajzë nga Gjakova

Një femër raportohet të jetë zhdukur në Gjakovë. Ankuesi mashkull...

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Deçan

Një rast i dhunimit të një gruaje u raportua...

Në Prishtinë djali rrah babanë, përfundon në Polici

Policia ka pranuar raport se pas një mosmarrëveshjeje familjare,...

Ministri i Brendshëm Skender Hyseni dhe drejtori i Policisë Shpend Maxhuni vendosën kurora lulesh te lapidari i Enver Zymberit, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kanë vendosur kurora me lule te lapidari i heroit të Kosovës Enver Zymberi, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në Prishtinë.

Më pas, ministri Hyseni dhe drejtori Maxhuni janë nisur drejt Dubovcit të Vushtrrisë për të bërë homazhe te varri i heroit, e më pas do ta vizitojnë familjen e tij.

Polici Enver Zymberi është vrarë më 25 korrik të vitit 2011 në një operacion policor për të kthyer nën kontrollin e shtetit të Kosovës pikat kufitare me Serbinë në veri të vendit.

Për vrasjen e policit të njësive speciale janë akuzuar gjashtë persona. Katër prej tyre janë përballur me aktakuzë, ndërsa dy të tjerë vazhdojnë të jenë në arrati. /kallxo.com/

Të Fundit

Sport

ShowBiz