back to top
Sunday, September 21, 2025
BallinaJetëKura natyrale për të rritur hemoglobinën

Kura natyrale për të rritur hemoglobinën

Të ngjajshme

Vajza e Fatmir Limajt feston kanagjegjin, ai vesh uniformën me emblemën e UÇK-së

Kryetari i Nismas Socialdemokrate dhe ish ushtari i UÇK-së,...

Mijëra njerëz mblidhen për ta kujtuar Charlie Kirk, Trump do të mbajë fjalim

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur për të përkujtuar aktivistin...

Ibrahimaj: Nga janari paga minimale në Shqipëri 500 euro

Programi ekonomik “Rama 4” ka në fokus rritjen e...

Veshjet tradicionale shqiptare parakalojnë për herë të parë në “Oktoberfest”

Një moment historik për kulturën shqiptare u shënua sot...

Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut. Ajo janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në mbarë organizmin. Përpos kësaj, hemoglobina nxjerr dioksidin e karbonit jashtë qelizave dhe në mushkëri.

Më pas dioksidi i karbonit nxirret gjatë frymëmarrjes. Sipas të dhënave të AgroWeb.org sasia e ulët e hemoglobinës vështirëson kryerjen e këtyre funksioneve në organizëm. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për mënyrat e rritjes së nivelit të hemoglobinës në organizëm.

Merrni Më Shumë Hekur

Duke ngrënë më shumë ushqime të pasura me hekur, nivelet e hemoglobinës do të rriten ndjeshëm. Hekuri përmirëson prodhimin e hemoglobinës dhe formimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Ushqimet e Pasura Me Hekur

Mishi dhe peshku

Vezët

Frutat e thata

Brokoli

Barishtet

Bizelet

Arrorët dhe farat

Gjalpi i kikirikut

Merrni Më Shumë Folat

Folati është pjesë e kompleksit të vitaminave B, që luan një rol thelbësor në prodhimin e hemoglobinës. Nëse nuk merrni mjaftueshëm folat, trupi do të preket nga anemia e nxitur nga mungesa e tij dhe nivele të ulëta të hemoglobinës.

Ushqimet e Pasura Me Folat

Mishi i viçit

Spinaqi

Orizi

Kikirikët

Fasulet

Avokado

Sallata jeshile

Maksimizoni Përthithjen e Hekurit

Sipas të dhënave të AgroWeb.org konsumi i ushqimeve të pasura me hekur është shumë i rëndësishëm, por nëse organizmi nuk e përthith atë, atëherë gjithçka ka shkuar dëm. Ushqimet e pasura me vitaminë C siç janë agrumet, luleshtrydhet dhe barishtet përmirësojnë përthithjen e hekurit.

Përveç vitaminës C, ju mund të merrni edhe vitaminë A dhe beta karoten që maksimizojnë përthithjen e hekurit.

Ushqimet e Pasura Me Vitaminë A

Peshku

Mëlçia e viçit

Kungulli

Patatja e ëmbël

Barishtet

Ushqimet e Pasura Me Beta Karoten

Karrotat

Patatet e ëmbla

Kungulli

Pjepri

Mango

Suplementët e Hekurit

Suplementët e hekurit mund të jepen vetëm me rekomandimin e mjekut. Kjo është e nevojshme sepse sasitë e larta të hekurit mund të jenë të rrezikshme. Nëse e teproni me hekurin do të prekeni nga sëmundjet e mëlçisë, konstipacioni, të përzierat dhe të vjellat.

Suplementët mund të rrisin nivelet e hekurit në organizëm në mënyrë graduale dhe duhen marrë vetëm me rekomandimin e mjekut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz