back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeKur qyteti flet njëzëri: Klinë, pritje madhështore për Ariana Musliu Shoshin (FOTO)

Kur qyteti flet njëzëri: Klinë, pritje madhështore për Ariana Musliu Shoshin (FOTO)

Të ngjajshme

NATO: Nuk ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kosova

NATO-ja ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka...

Arrestohet një burrë në Gjakovë, dyshohet se sulmoi dy gra

Një burrë është arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi dyshohet...

I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqipëri 61-vjeçari italian

Një 61-vjeçar italian është arrestuar në Shqipëri pasi i...

Pamje nga seanca dëgjimore ndaj Gjestit, i pranishëm edhe babai i tij

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është duke u mbajtur...

Klinë – Një atmosferë elektrizuese dhe një përkrahje e jashtëzakonshme qytetare e kanë pritur sonte kandidaten e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, e cila mbeti pa fjalë nga energjia pozitive dhe mbështetja masive e marrë në këtë qytet.
Mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve, Musliu Shoshi u shpreh thellësisht e emocionuar, duke falënderuar qytetarët e Klinës për besimin dhe mbështetjen e dhënë, përcjellë Drenica Press.
“Jam tejet e emocionuar me këtë energji pozitive dhe këtë përkrahje që mora sonte. Faleminderit shumë, Klinë, për mbështetjen! Besimi juaj na jep forcë për të vazhduar edhe më të vendosur. Bashkë për fitore!”, theksoi ajo.
Takimi në Klinë u vlerësua si dëshmi e qartë e mbështetjes së fuqishme për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për vizionin e saj për zhvillim dhe ndryshim. Qytetarët shprehën besim të plotë në angazhimin dhe përkushtimin e Ariana Musliu Shoshit, duke e cilësuar atë si zë të fuqishëm të tyre në institucionet e vendit.
Ariana Musliu Shoshi në këto zgjedhje garon me numrin 18, ndërsa PDK-ja me numrin 130, me Bedri Hamzën kandidat për kryeministër, duke synuar fitore të madhe me mbështetjen qytetare anembanë Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz