back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeKur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

Të ngjajshme

E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë për vjedhje

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni...

Vjosa Osmani takon Julius Maada Bio: Kosova forcon partneritetet globale me Sierra Leone

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit...

Moment historik për industrinë vendore

Pestova Shpk, me produktet e saj të brendit VIPA,...

Borxhet e ujit, “Hidrodrini” vendos afat 18 shkurtin

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar konsumatorët shtëpiakë,...

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të PZAP-it.

Ai tha se duhet pritur 48 orë për të parë nëse do të ketë ankesa në Gjykatën Supreme ndaj këtyre vendimeve.

Nëse nuk parashtrohen ankesa, KQZ duhet të mblidhet për certifikimin e rezultateve zgjedhore, pas së cilës Presidentja hap rrugën për caktimin e seancës konstituive të Kuvendit, e cila duhet të mbahet brenda 30 ditëve nga certifikimi i zgjedhjeve.

“Duhet pritur nëse brenda 48 orëve të ardhshme do të ketë ankesa në Gjykatën Supreme ndaj këtyre vendimeve të PZAP-it nga palët e pakënaqura. Nëse nuk ka ankesa në Supreme pas 48 orësh, KQZ duhet të mblidhet dhe t’i certifikojë zgjedhjet. Nga momenti i certifikimit të rezultateve hapet rruga që Presidentja të caktojë seancën e konstituimit të Kuvendit, e cila duhet të mbahet dhe të përfundojë brenda 30 ditëve nga dita e certifikimit të zgjedhjeve”, tha ai për GazetaBlic.

Të Fundit

Sport

ShowBiz