BallinaLajmeKur pritet të do të bijën temperaturat? Moti gjatë pesë ditëve të...

Kur pritet të do të bijën temperaturat? Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme

Të ngjajshme

Mirlind Daku deklarohet para ndeshjes Kosovë-Turqi, ky është parashikimi i tij

Sonte sytë e gjithë shqiptarëve janë kah stadiumi “Fadil...

Legjenda e futbollit amerikan nga Prishtina: Po duket sikur një finale e Botërorit

Legjenda e futbollit të SHBA-së, Marcelo Balboa ka komentuar...

90 minuta larg historisë, këto janë formacionet e ndeshjes Kosovë-Turqi

Kosova jonë zhvillon ndeshjen jetike ndaj Turqisë. “Dardanët”, synojnë ta...

Zbulohet formacioni i Kosovës, kjo është 11-shja e Franco Fodës!

Sonte në ora 20:45 zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe...

Në fundjavë pritet të vazhdojë mbizotërimi i motit të ngrohtë dhe me diell, teksa mëngjeset parashihet të jenë më të ftohta. Nga mesi i javës së ardhshme parashikohet rënie e temperaturave, e priten edhe reshje të dobëta shiu, njofton Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë bën të ditur se “rajoni ynë mbetet në ndikimin e zonave anticikonike që do të vazhdojnë të favorizojnë mot stabil dhe të kthjellët, përderisa nga Afrika veriore masat e ngrohta ajrore sjellin mot të ngrohtë dhe temperatura maksimale ndjeshëm mbi vlera mesatare. Orëve të mëngjesit në vise të ulëta do të mbajë mot më i ftohtë, me temperatura minimale përreth vlerave mesatare”.

“Nga mesi i javës së ardhshme, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të depërtojnë mbi Itali, ku mbi vendin tonë do të sjellin mundësi për reshje të dobëta shiu, e masa të ftohta ajrore që do të depërtojnë nga veriu i kontinentit do të zbresin temperaturat rreth vlerave normale”, thekson PW.

“Në kushtet meteorologjike që parashihen këto ditë, me qarkullim të dobët ajror dhe nën dominimin e fushave të presionit të lartë, indeksi i cilësisë së ajrit kohë pas kohe do të kalojë në vlera të pashëndetshme”.

Parashikimi për datat 26-30 tetor:

26.10-27.10 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë.

28.10-29.10 – Mbetet ngrohtë dhe kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit ftohtë.

30.10 – Kryesisht me vranësira dhe më ftohtë, e në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 2C deri në 5C, e maksimalet nga 23C deri në 25C, e ditën e mërkurë do të zbresin deri në 13C.

Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja dhe veriperëndimi 1-2m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale, e më pas gradualisht do të pësojë rënie.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz