back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaLajmeKupchan: Situata në Ballkanin Perëndimor e ndjeshme, stabiliteti varet nga roli i...

Kupchan: Situata në Ballkanin Perëndimor e ndjeshme, stabiliteti varet nga roli i ShBA-së

Të ngjajshme

Kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self, vlerësoi se Ballkani Perëndimor, përveç Ukrainës që është nën pushtimin rus, është “rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë”.

Këtë mendim e ndan edhe Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA, i cili thotë se prezenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Sipas tij janë disa çështje të papërfunduara në Ballkanin Perëndimor që paraqesin rrezik për paqen ne rajon.

“Rajoni ka shënuar përparim të madh që nga gjakderdhja e viteve ’90, por ende situata është e ndjeshme. Qoftë marrëdhënia Kosovë–Serbi, qoftë marrëdhëniet e brishta brenda Bosnjë-Hercegovinës, qoftë një regjim i paqëndrueshëm dhe i paparashikueshëm në Beograd, dëshmojnë se ende është një rajon ku gjërat mund të shkojnë keq. Prandaj Kosova duhet të sigurohet se SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin atë, ka thënë ai për Tëvë1

Duke folur ne lidhje me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në NATO, Kupchan thotë se nuk është një proces i lehtë.

Ai konsideron se pa përfunduar procesi i dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është i pamundur anëtarësimi në NATO.

“Qëndrimi i NATO-s dhe i BE-së është se gjithë Ballkani Perëndimor duhet në të ardhmen të jetë i integruar plotësisht në institucionet transatlantike dhe evropiane. Por që kjo të ndodhë, vendet duhet të jenë të përgatitura për anëtarësim. Kjo nënkupton reforma të brendshme politike e ekonomike, por gjithashtu zgjidhjen e çështjeve të mëdha gjeopolitike të rajonit — dhe në krye të listës është normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Pra nuk është NATO ajo që e pengon, por vendet që ende nuk janë gati dhe nuk kanë treguar vullnet për kompromiset e vështira që kërkohen” , shprehet eksperti amerikan.

Në radhët e NATO-s janë katër shtete që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës: Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia.

Megjithatë, forcat e NATO-s janë të pranishme në Kosovë qysh në qershor të vitit 1999, pas përfundimit të luftës dhe tërheqjes së forcave serbe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz