back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaRegjionaleKundërpërgjigjen serbët, nga 50 cm tash e prejnë vetëm 5 cm murin

Kundërpërgjigjen serbët, nga 50 cm tash e prejnë vetëm 5 cm murin

Të ngjajshme

57-vjeçare por Mihria sfidon vajzat e reja (foto)

Këngëtarja kosovare Mirhie Braha po sfidon vajzat e reja. Në...

Hakeri kosovar Liridon Masurica i ekstraduar në ShBA pranon fajësinë në gjykatë

Shtetasi i Kosovës, Liridon Masurica, është deklaruar fajtor për...

Niko Peleshi propozohet për kryetar të ri Kuvendit të Shqipërisë

“Pas kaq vitesh eksperiencë në një sërë institucionesh, si...

Pas debatit të zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për murin në veri, serbët kanë filluar të bëjnë veprime konkrete për të treguar se nuk kanë ndëmend të heqin dorë nga ai.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe pse e kishin politizuar dhe debatin, ata gjatë diskutimit kishin kërkuar heqjen e murit.

Mirëpo, serbët sot vazhduan punën e ndërprerë disa ditë më parë, atë të prerjes së murit. Por për dallim nga hera e parë kur murin e prenin 50 centimetra, sot vazhduan me prerje prej vetëm 5 centimetrash.

Veriu.info ka qendruar në vendin e ngjarjes, ky dy punëtorë serbë vetëm e “grrithnin” murin, pasi që prenin ka vetëm rreth 5 cm të tij.

“Nuk e di sa kena me punu. Veç ta dini që këtë muri e ka ndërtuar kompania shqiptare”, ka thënë njëri punëtor për Veriu.info.

Ndryshe, serbët para disa ditësh kishin prerë lartësinë e murit për vetëm 3-4 metra, por në krahun tjetër të murit sot bënin prerjen e tij për vetëm 5 cm./Veriu.info

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz