back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaRegjionaleKultivimi i patates në Vushtrri shembull edhe për kulturat tjera bujqësore në...

Kultivimi i patates në Vushtrri shembull edhe për kulturat tjera bujqësore në Kosovë (FOTO)

Të ngjajshme

Tragjike në Greqi: Gruaja lind në shtëpi, vdes bashkë me foshnjën

Një ngjarje tragjike ndodhi të mërkurën pasdite në Patisia...

Zgjedhjet lokale, sot tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) organizon sot tërheqjen e...

Në vlugun e punës së nxjerrjes së patates, fermerë, përfaqësues të Ministrisë së bujqësisë, pushtetit lokal dhe përfaqësues të organizatave që mbështesin bujqësinë, sot në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, në ambientet e Kompanisë Pestova-Vipa Chips, kanë marrë pjesë në manifestimin tashmë tradicional Dita e patates.

Ministri i Bujqësisë dhe zhvillimit rural, Memli Krasniqi, në manifestimin tradicional që është i veçantë në gjithë Kosovën, ka thënë se kultivimi i patates në Vushtrri është shembulli më i mirë edhe për kulturat tjera të shumta bujqësore që kultivohen në Kosovë.  “Ka shumë kultura të shumta bujqësore që kanë treguar sukses, madje edhe kultura që nuk kanë qenë tradicionale për Kosovën, por shembulli më i mirë është kultura e patates në Vushtrri, e cila jo vetëm që përmbush nevojat e tregut vendor, por vazhdimisht furnizon edhe tregjet e jashtme”, ka thënë ministri Krasniqi i cili ishte i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Kurtan Kajtazi. Duke e vlerësuar si degën më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe punësimin, ministri Krasniqi tha se Ministria e bujqësisë do të vazhdoj të mbështesë fermerët kosovar, duke përfshirë edhe kultivuesit e patates.

Elena Petrovska nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e cila ka qenë partnere shumë e rëndësishme e zhvillimit të Pestovës, tha se Kompania Pestova është shembull i investimit të BERZH-it në Kosovë. Po ashtu edhe Fatmir Selimi përfaqësues i USAID-it tha se Kompania Pestova është tregim suksesi e njëkohësisht edhe shembull për kulturat tjera bujqësore, raporton portali Veriu.info.

Po ashtu edhe nënkryetari i Komunës Dibran Perçuku, tha se bujqësia është degë shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe punësimin në Vushtrri dhe në gjithë Kosovën. Ai ka thënë se si asnjëherë më parë, prodhuesit bujqësor këtë vit janë mbështetur nga institucionet qendrore dhe lokale.

Në manifestimin kushtuar kultivimit të kulturës së patates, Avni Kastrati zëvendësministër i Ministrisë së tregtisë dhe Industrisë, pataten e ka vlerësuar, kulturë shumë të rëndësishme për ekonominë jo vetëm të Vushtrrisë.

Nga ana tjetër përveç të arriturave të kultivuesve të patates në Kosovë, Bedri Kasumi, pronar i Kompanisë “Pestova”, si përfaqësues kryesor i fermerëve që merren me kultivimin dhe përpunimin e patates në Kosovë, i pat dy kërkesa për institucionet e shtetit. Sigurimi i kulturave bujqësore që kultivohen në fushë të hapur dhe rritja e sipërfaqes së tokës nën sistemin e ujitjes janë dy kërkesat e fermerëve, duke përfshirë edhe kultivuesit e patates, ka thënë Kasumi.

Ky vit është cilësuar vit shumë i mbarë për kultivuesit e patates pasi që kanë edhe rendimentet janë shumë të kënaqshme rreth 35 tonë për hektarë. Në Vushtrri këtë vit është vlerësuar se me patate kanë qenë të mbjella rreth 2 mijë hektarë me patate nga rreth 7000 mijë sa vlerësohet se kanë qenë të mbjella në gjithë Kosovën. /Veriu.info/

Displaying 3.jpg

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz