Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla, ka komentuar deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump, i cili së fundmi ka thënë se ka ndalur një sulm të mundshëm të Serbisë ndaj Kosovës.
Kulla tha se fjalët e Trumpit nuk janë të papeshuara dhe sipas tij, ai i referohet marrëveshjes së Washington-it, të nënshkruar para pesë vitesh, në prani të presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës.
Sipas tij, Beogradi ka shpresuar se përmes lobimeve dhe ndryshimeve politike në Washington do të mund të krijonte presion ndaj Kosovës, por kjo nuk ka ndodhur.
Kulla gjithashtu vlerësoi si të mençur veprimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili pati gatishmëri për të pranuar emigrantët që SHBA-ja largoi nga vendi i saj në kohën kur ndodhi marrëveshja, gjë që sipas tij ndikoi në forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.
“Ka qenë një lëvizje e mençur e kryeministrit Kurti që u shpreh i gatshëm të pranojë një pjesë të emigrantëve që Amerika largoi nga vendi i saj,” shtoi Kulla në Teve1.