back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaJetëKuksiania fiton çmimin “TechWomen” në Angli: Ia dedikoj vendit tim, supet e...

Kuksiania fiton çmimin “TechWomen” në Angli: Ia dedikoj vendit tim, supet e shqiptarëve s’janë kërrusur kurrë

Të ngjajshme

6 kilometrat e parë të superstradës Tiranë-Durrës hapen në fund të 2025-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se në...

Edin Dzeko në histori të UEFA Conference League

39-vjeçar, por vazhdon duke shënuar gola në garat europiane. Edin...

Trump “selam” trafikantëve të drogës: Do ju vrasim!

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se sulmet e SHBA-së...

107 minuta, 12 tituj / Scott Carson pensionohet nga futbolli

Portieri legjendar, Scott Carson është pensionuar nga futbolli aktiv...

Një shqiptare, Arta Cika, ka arritur të triumfojë në Angli dhe të rrëmbejë çmimin “Tech Women”. Me origjinë nga Kukësi dhe studente PHD e Shkencave Inxhinierike në Universitetin e Oksfordit, ajo ia doli të mposhtë 100 gra në garë. Pasi mori çmimin, shqiptarja foli edhe disa fjalë prekëse.

Ajo deklaroi se ky çmim i dedikohet Shqipërisë dhe shqiptarëve që po përjetojnë ditë të vështira për shkak të tërmetit.

“Në fund, do doja t’ia dedikoja këtë çmim vendit tim të dashur, Shqipërisë, ku linda u rrita e mora dijet e para dhe të gjithë njerëzve në veçanti atyre të prekur nga termeti. Sic thotë edhe shprehja: “Supet e maleve dhe supet e shqiptareve nuk janë kërrusur kurrë”. Vazhdoni të qëndroni të palëkundur. Jam pranë jush. Jemi të gjithë shqiptarët bashkë anëmbanë botës. Kjo na jep forcë e na bën krenarë. Faleminderit të gjithëve”, tha ajo.

Ja dedikimi i shqiptares:

Ndjehem shumë e vlerësuar dhe krenare që jam zgjedhur si një nga 100 fitueset e çmimit “TechWomen100” për vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar (UK). Dua të falenderoj nga zemra Jurine Teknike që më zgjodhi, të gjithë publikun në mbarë botën e veçanërisht atë shqiptar që më votuan. Jam shumë e lumtur për të gjitha mesazhet, vlerësimet dhe mbështetjen që më keni dhënë këto javë.

Kujtimet e mia shkojnë mbrapa tek femijëria ime, kur isha një vajzë e vogël që i pëlqente të luante futboll ne rrugët e Kukësit po me ëndërra të mëdha. Do doja shumë të kthehesha mbrapa në kohë, të takoja atë vajzë luftarake dhe t’i thoja që “Vazhdo ëndërro fort. Asgjë nuk do të të ndalojë që të arrish synimet e tua.” Dhe ky është një mesazh që dua tua them të gjithë vajzave të vogla në mbarë botën. Mos e konsideroni inxhinierine si një “profesion burrash”, dhe mos kini frike nga e panjohura. Puna gjithnjë shpëblehet.

Falë punës time 10 vjeçare dhe mbështetjes së madhe nga familja ime, që ka qenë gjithmonë krahu im i djathtë, jam sot këtu e kjo me jep forcë për të vazhduar përpara. Pa mbështetjen e tyre, asgjë nuk do të kishte qenë e mundur.

Në fund, do doja t’ia dedikoja këtë çmim vendit tim të dashur, Shqipërisë, ku linda u rrita e mora dijet e para dhe të gjithë njerëzve në veçanti atyre të prekur nga termeti. Siç thotë edhe shprehja: “Supet e maleve dhe supet e shqiptareve nuk janë kërrusur kurrë”. Vazhdoni të qëndroni të palëkundur. Jam pranë jush. Jemi të gjithë shqiptarët bashkë anëmbanë botës. Kjo na jep forcë e na bën krenarë. Faleminderit të gjithëve.

(M. I./ Faxweb.al)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz