back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeKujtim Shala tregon se a është propozuar për kryetar të Kuvendit

Kujtim Shala tregon se a është propozuar për kryetar të Kuvendit

Të ngjajshme

Djali i Maldinit me klub të ri, i bashkohet gjigantit italian

Djali i Paolo Maldinit, Daniel është bërë me skuadër...

​Merret vendim, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar...

“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët (Video)

Pasditja e sotme për Albën ishte pothuajse e njëjtë. Lotët ...

22 vjet e gjysmë burgim për të akuzuarit për vrasjen e ndodhur më 2001 në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin dënues për...

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Kujtim Shala, mohon se është propozuar për Kryetar Kuvendi nga partia e tij, para arritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Shala, konfirmoi se aktualisht po diskutohet vetëm për programin qeverisës dhe jo për ndarje të përgjegjësive, raporton Blic.
Jo, nuk është përfolur në asnjë takim emri im për pozitën e Kryetarit të Kuvenditt. Krejt çka kemi diskutu, kanë qenë lidhur me programin qeverisës“, u shpreh ai përmes linjes telefonike.

Ndryshe, Shala ka shërbyer si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës për dy mandate.

Marrëveshja për koalicion mes LVV-së dhe LDK-së pritet që të arrihet pas certifikimit të rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Gjatë ditës së sotme përfaqësues të dy partive kanë zhvilluar një takim.

Numri dy i LDK-së Agim Veliu, dhe i angazhuari rishtazi në LVV Agim Bahtiri, kanë diskutuar gjerë e gjatë lidhur me marrëveshjen për koalicion qeverisës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz