back to top
Wednesday, January 14, 2026
BallinaSi të kujdesemi për duart gjatë ditëve të ftohta

Si të kujdesemi për duart gjatë ditëve të ftohta

Të ngjajshme

Publikohen rezultatet e para nga rinumërimi, AAK menjëherë pas VV-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot ka marrë vendim që...

Pësoi dëmtime serioze nga vërshimet, mbyllet një urë në Drenas

Komuna e Drenasit, ka njoftuar se është mbyllur përkohësisht...

Në formë ky djalë, Semenyo shënon përsëri për Cityn

Manchester City ka shënuar golin e epërsisë ndaj Newcastle...

“A ka kundërkandidat?”, Abdixhiku: Jo, s’qenkan të interesuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pasi...

Duart janë pika e dobët e çdo femre, sepse ato na ndihmojnë të kryejmë aktivitetet e së përditshmes. Duart mund të shfaqin edhe probleme, sepse lëkura është shumë e ndjeshme dhe mund të dëmtohet nëse nuk kujdesemi si duhet.

Më poshtë, ju japim disa këshilla që lëkura juaj e duarve të jetë më e butë.

Mbrojini duart nga infeksionet! 

Hudhra ka përbërës antiseptik, prandaj siguron mbrojtjen nga infeksionet. Mund të përdorni një trajtim tradicional me qumësht dhe hudhër të shtypur. Këta përbërës i përzieni dhe me masën e krijuar bëni masazh. Pas 20 minutash, i shpëlani duart me ujë.
Nuk do t’ju nevojitet pastrues, sepse kjo masë pastrohet menjëherë.

Përdorni mjaltë me lëng limoni!
Limoni shërben për shumë qëllime, por më i rëndësishmi është përdorimi për kujdesin e lëkurës. Nëse jeni konsultuar më parë me një dermatologe ose estetiste, ju kanë treguar për përfitimet e mëdha nga limoni. Ai zbardh lëkurën e duarve dhe është antiseptik natyral, i cili mjekon shumë infeksione të fshehura

Vishni gjithmonë doreza

Edhe kur dilni shëtitje, edhe kur bëni punët e shtëpisë. Enët duhet t’i lani me doreza.

Trajtojini duart siç duhet kur bëni dush! 

Ushqejini ato me vaj dhe hidratojini aq sa i nevojitet lëkurës. Është mirë dhe ka efekt nëse pas dushit, i lyeni me locione dhe kremra. Vajin për duart mund ta zgjidhni sipas dëshirës (vaj ulliri, bajame, ricini e të tjerë).

Pas larjes së duarve, përdorni gjithmonë krem. Ky proces ju kushton vetëm disa minuta kohë, prandaj mos e anashkaloni! Bëni masazh të butë, duke mos harruar që t’i lyeni edhe para se të flini. Vendoseni kremin në pjesën e prapme të dorës dhe masazhojeni lehtësisht duke krijuar rrathë. Kjo pjesë e dorës kërkon trajtim të kujdesshëm, sepse priret të dëmtohet më shumë dhe të rrudhet para kohe.

Të Fundit

Sport

ShowBiz