back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeKuçi i reagon Lutfi Hazirit për deklaratën ndaj Veselit

Kuçi i reagon Lutfi Hazirit për deklaratën ndaj Veselit

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka reaguar pas deklaratës se nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili në një prononcim për ‘Indeksonline’, dy ditë më parë tha se dështimi eventual i ratifikimit të demarkacionit do t’i atribuohet kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Kuçi, i cili është edhe anëtar i Kryesisë se PDK-së, në një përgjigje me anë të mesazhit ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi nuk është çështje personale e as partiake, por e konsensusit nacional, duke hequr kështu përgjegjësinë nga kryeparlamentari Veseli.

“Demarkacioni nuk i takon vetëm një partie politike, por është çështje e konsensusit nacional. E, për të arritur këtë duhet të punohet qe të arrijnë një konsensus të tillë”, ka thënë Kuç për ‘Indeksonline’.

Zyrtari i lartë në qeverinë e Kosovës, nuk ka treguar nëse i kanë votat si koalicion qeveritar për të kaluar demarkacionin.

Në anën tjetër, sot pritet të përfundoj punën Komisioni qeveritar, i cili ka bërë matjen e territorit të vendit. Ky Komision pritet të dorëzoj në qeverinë e Kosovës, raportin përfundimtar dhe pastaj pritet qe në pjesën e parë të muajit mars, Kuvendi të shqyrtoj marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, e cila është nënshkruar në Vjenë të Austrisë më 26 gusht të vitit 2015.

Sipas të gjeturave të këtij Komisioni del se Kosova nuk ka humbur asnjë metër katror nga ky demarkim, madje territori i vendit është rritur për disa kilometra.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz