BallinaJetëKurioziteteKu dhe për çfarë është ndërtuar “Ndërtesa e Peshkut”? (FOTO)

Ku dhe për çfarë është ndërtuar “Ndërtesa e Peshkut”? (FOTO)

Të ngjajshme

Rutte: Mosmarrëveshjet për Ngushticën e Hormuzit mund të zgjidhen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu optimizëm...

Avancimi i proceseve parlamentare diskutohet mes Haxhiut dhe drejtoreshës së NDI-së

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot në takim...

Mbledhja e sotme e Qeverisë, këto vendime u miratuan

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje...

Ish-gjenerali Kastrati: Serbia është 99% në anën e Kinës dhe Rusisë

Akterë të ndryshëm të Kosovës kanë reaguar ndaj ushtrimeve...

Një zyrë qeveritare e paparë dhe papërshkruar, qëllimi i së cilës nuk dihet për botën, ndodhet në Indi.

Por kjo nuk vlen edhe për Bordin Kombëtar të Zhvillimit të Peshkatarisë në Hyderabad të këtij shteti aziatik, shkruan Edition, përcjell Klan Kosova.

E ndërtuar në vitin 2012, ndërtesa gjigante në formë peshku, duket sikur noton në mes të ajrit. Adresa e saj në Google është “Ndërtesa e Peshkut”.

Kjo ndërtesë është trekatëshe, me një mijë e 920 metra katror, struktura e së cilës ishte dizajnuar në atë formë nga Departamenti qendror i Punës Publike në Indi, për arsyen e thjeshtë që puna brenda saj të lidhet me peshkimin.

“Ndërtesa e Hyderabad është zyra kryesore e departamentit  të peshkimit në Indi. Qeveria donte që ajo të ishte unike. Është një ndërtesë e madhe, veçanërisht për zyrë qeveritare”, ka thënë menaxheri Shri MS Siddhartha.

Fotografitë e kësaj ndërtese janë shpërndarë në mbarë botën dhe konsiderohet si një prej shembujve më të mëdhenj, guximshëm dhe njashtu të vrazhdë të arkitekturës mimetike.

Arkitektura mimetike është strukturë e ndërtuar në atë formë të imiton funksionin e saj.

This National Fisheries Development Board (NFDB) in Hyderabad, India

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz