back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaKulturëKsamili renditet në listën e plazheve parajsë

Ksamili renditet në listën e plazheve parajsë

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Europian Best Destination, shumë pranë hapjes së sezonit veror, fton udhëtarët që të vizitojnë një ndër plazhet më të mira të Europës për 2016: as më pak dhe as më shumë se sa Ksamili ynë.

“A jeni gati që të zbuloni plazhet më të mira në Europë? Ne ju sjellim një përzgjedhje të plazheve më të mira të kontinentit për t’u relaksuar, për të bëra festa, madje edhe vetëm për të ecur”, shkruan artikulli i një ndër agjensive me prestigjioze europiane.

Duke i ftuar të gjithë turistët e “zjarrtë” të plazheve që të bëjnë gati valixhet, syzet dhe kremin e diellit, zbuloni disa nga plazhet-parajsë.

Plazhi i Ksamilit gjendet në mesin e plazheve të tjera marramendëse të Kroacisë, Spanjës, Portugalisë, Ishulli i Korsikës, si dhe plazhet e fqinjëve tanë grek dhe ato italianë.

Për plazhin në jug të Shqipërisë, artikulli shkruan: “3 ishujt në Ksamil kanë bukuri të pazbuluara të këtij vendi. Ata kanë mbeten jeshilë gjatë gjithë vitit dhe mund të aksesohen me varka të vogla. Por ka raste që njerëzit shkojnë edhe me not. Ujërat e pastra në thellësi i bën plazhet përreth ishujve të jenë më të veçanta”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz