back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeKryeziu thotë se Osmani ka dalë nga roli i saj dhe është...

Kryeziu thotë se Osmani ka dalë nga roli i saj dhe është angazhuar për ta mbështetur VV’në

Të ngjajshme

Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arreston një kosovar

Një 39-vjeçar nga Kosova kaloi pa ndaluar një pikë...

Salah paralajmëron largimin nga Liverpooli: Dikush nuk më do në klub…!

Mo Salah mund të largohet nga Liverpooli gjatë afatit...

Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit

Përfaqësuesit e familjeve shqiptare të personave të zhdukur nga...

Protesta kundër Hagës – Shkupi jep lejen për tubimin pro-UÇK-së

Veç kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski edhe VLENI shqiptar doli...

Ismet Kryeziu drejtor ekzekutiv i KDI-së ka qenë i ashpër me kritika ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e konsideruar se ka dalë nga roli i saj.

Kryeziu ka vlerësuar se presidentja Osmani nuk i kishte marrë parasysh vullnetin e partive politike për datën e zgedhjve por kishte caktuar datën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Vjosa Osmani si presidente ka dalë nga roli i saj, sidomos në këtë periudhën e fundit kohore, qoftë me takimin e subjekteve politike për caktimin e datës zgjedhore ku nuk mori parasysh fare vullnetin e partive politike. Mendoj se kjo është një dalje nga roli i presidentes, dhe presidentja me shkarkimin e Valdete Dakës ka dalë përmbi kompetencat e saj, por edhe disa raste për të mos thënë se ka qenë e angazhuar në përkrahje të subjektit politik që është në qeveri, por ka qenë indiferente ndaj zhvillimeve”, ka thënë Kryeziu në Periskopi.

Partitë politike, PDK, LDK dhe AAK kishin kërkuar nga presidentja Osmani që të mos cakonte datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale, por kjo kërkesë e tyre u refuzua dhe Osmani vendosi datën që kishte kërkuar Vetëvendosje, e që kjo u pa nga shumë përfaqësues të shoqërisë civile dhe opozita si veprim në koordinim të plotë me partinë në pushtet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz