BallinaLajmeKryeziu: Nëse nesër s’ka qeveri, presidentja shpërndan Parlamentin dhe cakton zgjedhjet

Kryeziu: Nëse nesër s’ka qeveri, presidentja shpërndan Parlamentin dhe cakton zgjedhjet

Të ngjajshme

Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos: Kosova, qendër botërore e kampionëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar së fundmi...

“Përplasje” institucionale për Rugovën: Pacolli i dërgon letër Muhaxherit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi,...

Gërvalla: Drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale, përgjegjësi për kriminelët serbë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, mori pjesë...

Kryeziu publikon formacionin zyrtar të Kosovës U21 ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës U21, sot luajnë ndeshjen e radhës...

Afati 15-ditësh që i është dhënë Glauk Konjufcës për ta paraqitur para Kuvendit qeverinë e re skadon nesër, por ende nuk është thirrur seanca e Kuvendit të Kosovës.

Konjufca u propozua mandatar më 4 nëntor, pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dështoi të sigurojë shumicën parlamentare.

Presidentja Vjosa Osmani e dekretoi menjëherë, duke hapur afatin kushtetues që kërkon mbështetjen e 61 deputetëve për ta zgjedhur kryeministër.

 

Në anën tjetër partitë opozitare, LDK, PDK dhe AAK, vazhdojnë të qëndrojnë kundër tij dhe nuk japin sinjale se do ta mbështesin formimin e qeverisë ‘’Konjfca 1’’.

Me mbarimin e afatit 15-ditësh për formimin e qeverisë,  njohësi i Kushtetueses , Kadri Kryeziu për FrontOnline thotë se nëse deri nesër nuk votohet qeveria , vendi automatikisht futet në një procedurë tjetër.

Ai shpjegon se në rast të mosformimit të qeverisë, përgjegjësia i kalon presidentes: ajo shpërndan Parlamentin, konsultohet me partitë dhe cakton datën e zgjedhjeve.

‘’Nëse nuk formohet qeveria nëse nuk konstituohet qeveria, atëherë shpërndahet parlamenti, presidentja vjen në skenë dhe e shpërndan parlamentin, bisedon me subjektet politike dhe e cakton datën e zgjedhjeve’’, thotë Kryeziu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz