back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeKryeziu: Masa e Kushtetueses i jep pakicës serbe të drejtën e vetos...

Kryeziu: Masa e Kushtetueses i jep pakicës serbe të drejtën e vetos në konstituimin e Kuvendit

Të ngjajshme

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka funksionalizuar kanalin zyrtar...

Kryeprokurori dhe dy drejtues të lartë nisin vizitën zyrtare në Washington

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z....

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Nga rreth 700 punëtorë aktivë, kompania për prodhimin dhe...

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vite burgim për krime lufte kundër njerëzimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me...

Benita shijon në maksimum këngën e saj “Bugatti”

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita,...

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka theksuar se vendimi i sotëm për vendosjen e masës së përkohshme ndaj Kuvendit të Kosovës ka impakt negativ.

Ai ka deklaruar se dëmi nga ky vendim i fundit i Kushtetueses për vendin do të jetë i pariparueshëm.

“Unë këto i kam trajtuar në mënyrë shumë profesionale dhe të specializuar. Mund të them se masa e përkohshme, e cila është vendosur sot nga Gjykata Kushtetuese, prodhon efektet e pariparueshme për institucionet dhe për shoqërinë e Kosovës”.

“Kështu që, në këtë kontekst, unë konsideroj që gjyqtarët nuk kanë marrë parasysh interesin e madh kombëtar dhe shtetëror, dhe janë ngutur që të bëjnë një masë të përkohshme, efektet e së cilës janë të pariparueshme, jo vetëm për këtë legjislaturë, por edhe për legjislaturat tjera që vijnë me radhë në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Kryeziu në Klan Kosova.

Kryeziu ka sqaruar se cili është efekti kryesor më i pariparueshëm që ai e sheh: “Një përfaqësues i minoritetit serb mund të vendosë se kur të konstituohet parlamenti dhe kur të mos konstituohet parlamenti. Kjo quhet, në aspektin diplomatik dhe politik, ‘veto’, që nënkupton se një minoritet me një udhëzim administrativ ka mundësi çdo herë të bojkotojë ose të mos marrë pjesë në parlament, dhe në bazë të kësaj nuk mund të konstituohet Kuvendi i Kosovës pa qenë një minoritet serb.”

Të Fundit

Sport

ShowBiz