Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet politike rreth emërimit dhe debatit për nënkryetarin serb në Kuvendin e Kosovës.
Në një postim publik, Kryeziu ka theksuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk ka qenë e përfshirë fare në këtë çështje, ndërsa ka vlerësuar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është treguar më e përmbajtur gjatë gjithë procesit, transmeton lajmi.net.
Përkundrazi, ai ka kritikuar drejtpërdrejt deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke përmendur me emër Lumir Abdixhikun dhe Lutfi Hazirin, të cilët sipas tij “kanë shtruar teza naive e destruktive”.
“Këtë gjë do t’ua mbajmë mend,” ka shkruar Kryeziu, duke lënë të kuptohet se qëndrimet e LDK-së në këtë proces do të kenë pasoja në perceptimin e opinionit publik dhe historikun politik të partive.
Postimi i plotë:
AAK nuk është përfshirë fare në çështjen e nënkryetarit serb, ndërkaq PDKja është treguar më e përmbajtur në të gjitha fazat e procesit. Deputetët e LDK-së, përfshirë edhe Lumirin dhe Lutfiun, janë ata që kanë shtruar teza naive e destruktive. Këtë gjë do t’ua mbajmë mend./lajmi.net/