BallinaLajmeKryeziu: KQZ duhet të flasë si autoritet kushtetues, s’mund të garantojë zgjedhjet...

Kryeziu: KQZ duhet të flasë si autoritet kushtetues, s’mund të garantojë zgjedhjet një biznes privat

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar lidhur me komunikatën që ka lëshuar sot kompania sllovene që ka printuar fletëvotimet, e të cilën e ka shpërndarë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kryeziu në Facebook ka theksuar se KQZ duhet të flasë si autoritet kushtetues, me transparencë dhe përgjegjësi publike dhe jo përmes komunikatave që synojnë të arsyetojnë vetveten dhe të transferojnë përgjegjësinë tek një kompani private.

Ai tutje ka thënë se është e papranueshme të pretendohet se një biznes privat mund të garantojë besimin e procesit zgjedhor.

“KQZ-ja duhet të flasë si autoritet kushtetues, me transparencë dhe përgjegjësi publike, e jo përmes komunikatave dhe njoftimeve që synojnë ta arsyetojnë vetveten dhe të transferojnë përgjegjësinë institucionale dhe besimin qytetar te një kompani private. Është i papranueshëm pretendimi se një biznes privat mund të garantojë besimin në procesin zgjedhor. Kjo përbën një gabim të rëndë institucional, rritë mosbesimin në proces dhe tregon mungesë serioze profesionalizmi”, ka shkruar Kryeziu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz