back to top
Wednesday, October 29, 2025
BallinaLajmeKryeziu i cilëson të palogjikshme koalicionet në balotazh mes partive që armiqësohen...

Kryeziu i cilëson të palogjikshme koalicionet në balotazh mes partive që armiqësohen në qendër

Të ngjajshme

SHBA-ja e heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

Shtetet e Bashkuara i kanë hequr nga lista e...

Koreja e Jugut nderon Donald Trumpin me “Urdhrin e Madh të Mugunghwa” dhe një kurorë ari

Presidenti amerikan Donald J. Trump është nderuar nga Republika...

Kompania e parë në botë që thyen shifrën e 5 trilionëve

Prodhuesi i çipave Nvidia është bërë kompania e parë...

Supremja refuzon ankesën e AAK-së lidhur me procesin e votimit në Junik

Gjykata Supreme, ka refuzuar ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e...

Përplasja me Pacollin, Agim Pllashniku ftohet për intervistim- Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë, e ka ftuar për intervistim...

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, i ka cilësuar pazare dhe të palogjikshme disa koalicione që po arrihen në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

“Koalicionet për komuna po bëhen kush me kë po mundet — varësisht prej pazareve. Komunat janë nivel tjetër i qeverisjes, pajtohemi. Por partitë nuk mund ta ndajnë me thikë qeverisjen kombëtare nga ajo lokale. Cila është logjika politike nëse në nivelin kombëtar përçahen, armiqësohen dhe nxisin pothuaj përplasje civile, ndërsa në nivel lokal sillen sikur janë bashkëpunuese “për të mirën e qytetarit”? ka shkruar Kryeziu në Facebook. “Nuk mund t’i lësh qytetarët një vit pa institucione, pa Kuvend e pa qeveri funksionale, e pastaj të thuash se në komuna po bashkëpunojmë për nevojat e tyre. Sepse edhe në nivel kombëtar politika bëhet për të njëjtët qytetarë. Nuk bëhet për kunguj!”

Në disa komuna janë arritur tashmë marrëveshje mes subjekteve që synojnë të marrin nën udhëheqje komunat në raundin e dytë. Në disa raste janë arritur koalicione mes subjekteve që në muajt e fundit kanë refuzuar të bashkëpunojnë në nivelin qendror. Të martën, u zyrtarizua koalicioni VV-AAK në Prizren dhe Junik. Po ashtu është arritur ditë më parë edhe koalicioni PDK-LDK në Fushë-Kosovë. Ndërsa LDK-ja nuk e miratoi një marrëveshje të kandidatit të saj në Vushtrri me kandidatin e VV-së.

E të dielën, Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti dështuan në formimin e Qeverisë pasi nuk arritën asnjë marrëveshje me partitë tjera për të siguruar shumicën në Kuvend. Partitë opozitare po ashtu kanë mohuar mundësinë e një koalicioni për të marrë mandatarin e dytë.

Balotazhi mbahet më 9 nëntor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz