back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKryeziu: Arrestimi i Preniqit është agresion juridik i Serbisë ndaj Kosovës

Kryeziu: Arrestimi i Preniqit është agresion juridik i Serbisë ndaj Kosovës

Të ngjajshme

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar pas arrestimit të Behar Preniqit në Serbi, duke e cilësuar këtë veprim si “agresion juridik” ndaj shtetit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Kryeziu ka vënë në pah dy dimensione të rastit: atë individual, që ka të bëjë me arrestimin e Preniqit pa fakte, dhe atë kushtetues, që paraqet një përplasje mes autoriteteve të dy shteteve.

“Arrestimi i Behar Preniqit është akt i agresionit juridik ndaj Kosovës, përkatësisht luftim i pavarësisë dhe sovranitetit të saj”, ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se pjesëmarrja në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk është dhe nuk guxon të trajtohet si krim. Për më tepër, sipas Kryeziut, shteti i Kosovës nuk duhet të përfshihet në mbrojtjen individuale të Preniqit, por të adresojë dimensionin e gjerë të problemit, agresionin juridik të Serbisë.

“Serbia më nuk është duke arrestuar vetëm ish pjesëtarët e UÇK-së si të dyshuar për krime të caktuara gjatë luftës, por tani ka nisur t’i arrestojë ata thjesht sepse ishin pjesë e luftës çlirimtare”, ka shtuar ai, duke paralajmëruar se qasja e re e Serbisë mund të zgjerohet ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës që kanë punuar apo punojnë në institucionet e shtetit.

Tutje, Kadri Kryeziu ka propozuar që nëse Serbia nuk tërhiqet nga këto veprime, Kosova duhet të zbatojë parimin e reciprocitetit: “Qeveria e Kosovës duhet t’i shpallë si organizata kriminale dhe terroriste Ushtrinë e RFJ-së, forcat policore dhe formacionet paramilitare serbe që kanë vepruar në Kosovë deri më 10 qershor 1999”.

- Advertisement -

Të Fundit