Kryeziu: 882 milionë euro të bllokuara për shkak të moskonstituimit të kuvendit
dp

Lexo edheKryeziu: Moskonstituimi i Kuvendit i kushton vendit 882 milionë euro

Ismet Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Demokraci (IKD) ka ngritur shqetësimin se vendi tash e tre muaj ndodhet pa Kuvend funksional, çka po sjell pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët.
Sipas tij, për shkak të kësaj bllokade institucionale, Kosova nuk po arrin të përfitojë nga fondet e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.
“882 milione euro te bllokuara per shkak te nje Kuvendi qe nuk po behet. Dem i interesave te ngushta partiake”, ka shkruar Kryeziu në një postim në Facebook.
Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor parasheh disbursimin e këtyre fondeve, por ato mund të kalojnë vetëm pasi të ratifikohen marrëveshjet përkatëse në Kuvendin e Kosovës.

Lexo edheKryeziu: Moskonstituimi i Kuvendit i kushton vendit 882 milionë euro
Pa funksionalizimin e tij, procesi mbetet i bllokuar.