Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ka kërkuar angazhime shtesë nga administrata komunale në ngritjen e cilësisë së shërbimeve komunale dhe eleminimin e disa problemeve me të cilat po përballet Komuna.
“Ai sot ka takuar drejtorët dhe zyrtarët e drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Shërbime Publike, Kadastrit, si dhe të asaj për Inspektime, nga të cilët Mulaku kërkoj që të mobilizohen edhe me tepër për vitin 2015, që të eliminohen disa probleme me të cilat po përballet komuna e Vushtrrisë”, thuhet nw njoftimin e komunws.
Mulaku me këtë rast potencoj çështjen e menaxhimit të mbeturinave, ku kërkojë nga inspektorët komunalë që të jenë të ashpër në shqiptimin e dënimeve, ndaj të gjithë atyre të cilët i hudhin mbeturinat në vende jo adekuate.
Ai po ashtu ngriti shqetësimin e ndaljes të të gjitha ndërtimeve pa leje. “Nuk ka pardon për të gjithë ata që fillojnë ndërtimin e objekteve pa leje. Kërkoj nga ju që të jeni në gjendje dhe gatishmëri për t’i ndaluar të gjitha ndërtimet pa leje”, tha Mulaku.
Kryetari i Vushtrrisë po ashtu kërkoj mobilizimin e të gjithëve, që mos të lejohet hyrja e asnjë automjeti në shesh, ndërsa për të gjithë ata që nuk e respektojnë këtë ndalesë të merren masa të menjëhershme konform akteve ligjore.