back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKryetari Lladrovci takon përfaqësuesit e Agjencionit Zvicran për Zhvillim

Kryetari Lladrovci takon përfaqësuesit e Agjencionit Zvicran për Zhvillim

Të ngjajshme

“Do t’i vendosim edhe tendat”, shqiptarët nga Sllovenia drejt Hagës me autobus

Nga Sllovenia drejt Hagës me autobus është nisur Egzon...

“Tokio 2025”, Julia Paternain shkruan historinë për Uruguain

Atletja 25-vjeçare Julia Paternain ka siguruar medaljen e parë...

“Do t’i vendosim edhe tendat”, shqiptarët nga Sllovenia drejt Hagës me autobus

Nga Sllovenia drejt Hagës me autobus është nisur Egzon...

Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të...

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ilir Shala, kanë pritur në takim përfaqësuesen e Agjencionit Zvicran për Zhvillim “AQH”, Debra Stevenson dhe dokroteshën, Qamile Ramadani.

Kryetari i Komunës, ka falëndruar të pranishmit ne këtë takim, për ndihmen dhe mbështetjen që Komuna e Drenasit përfiton nga ky projekt katër vjeçar i financuar nga Agjencioni Zvicran për Zhvillim. Qëllim i këtij takimi, ishte njoftimi nga ana e përfaqësuesve të Agjencionit për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë vitit 2016 dhe aktivitetet e projekektet që do të zhvillohen në tri vitet e ardhshme.

Projekti i mbështetur nga Agjencioni Zvicran, përfshinë aktivitete që kanë të bejnë me trajnimin e menaxhmentit shendetësor në planifikimin e buxhetit, menaxhimin e resurseve humane, furnizimi me paisje bazike të kujdesit parësor shëndetësor me çka synohet rritja e kualitetit të shërbimeve shëndetësore të Komunës së Drenasit.

Përfaqësuesja e Agjencionit, Stevenson ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim që projektet e planifkuara për vitet në vazhdim të realizohen sipas dinamikës së paraparë. Agjencioni Zvicran për Zhvillim po ashtu ne këtë takim, ka dorëzuar raportin vjetor të vitit të kaluar për punën dhe aktivitet e zhvilluara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz