back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKryetari Lladrovci takon ambasadorin e Malit të Zi Ferhat Dinosha

Kryetari Lladrovci takon ambasadorin e Malit të Zi Ferhat Dinosha

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të hënën ka pritur në takim ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Ferhat Dinosha me të cilin ka biseduar që ne të ardhmen të binjakëzohet Komuna e Drenasit me Komunën e Tuzit.

Fillimisht kryetari Lladrovci në zyre ka pritur ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Ferhat Dinosha me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërvëllazëror me Komunat e Malit të Zi.

Kryetari ka falendëruar ambasadorin Dinosha për vizitën dhe ka uruar ne marrjen e detyrës si ambasador në Republikën e Kosovës. Ai ka thënë se është shumë kenaqësi që të bashkëpunoj me Komunat e Malit të Zi, sidomos me ato shqiptare, ndërsa kanë biseduar që ne të ardhmen të binjakëzohet Komuna e Tuzit dhe Komuna e Drenasit.

Ambasadori Dinosha ka falendëruar kryetarin Lladrovci për pritjen, duke thënë se ndihet tejet i emocionuar që gjendet në Drenas, ne vendlindjen e heroit të gjithë shqiptarëve Fehmi Lladrovci.

“Uroj që puna të hec mbarë dhe të kesh shumë suksese, që pa dyshim se me ardhjen tuaj si kryetar Komune do të këtë zhvillim dhe mirëqenie në këtë trevë të lavdishme”, ka thënë ambasadori Dinosha.

Pas këtij takimi, kryetari Ladrovci dhe ambasadori Dinosha kanë drekuar së bashku, ku kësaj dreke pune i është bashkëngjitur edhe ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Kryetari Lladrovci dhe ambasadorët, Dinosha e Minxhozi kanë shetitur edhe në qytetin e Drenasit, përkatësisht në sheshin “Fehmi Lladrovci”, ku nga kryetari Lladrovci janë njoftuar se në shtator të këtij viti, do të vendoset shtatorja e Fehmi Lladrovcit në shesh që edhe mban emrin e heroit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz