back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaOpinioneKryetari Lladrovci në vend që t’i mbyllë bizneset e jashtëligjshme në hapësirat...

Kryetari Lladrovci në vend që t’i mbyllë bizneset e jashtëligjshme në hapësirat publike, po i mbyllë shkollat e ligjshme

Të ngjajshme

Limaj publikon foto me Rubinin: Kur koha kërkonte guxim e vendime të mëdha, ishim krah për krah

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj publikoi një fotografi...

Lladrovci qytetarëve të Drenasit: I keni 101 arsye për ta vazhduar qeverisjen e mirë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, thotë se qytetarët e...

Barcelona i ‘fërkon’ duart, çmimi i Fermin Lopezit po rritet

Fermín López ishte shumë pranë largimit nga Barcelona gjatë...

Shkruan Hysni Gashi

Ndonëse për gjate gjithë historisë se popujve në rajon dhe me gjere populli shqiptar ishte ai që vuajti me se shumti për shkolla dhe shkollimin shqip, por fatkeqsisht përsëri po diskriminohen dhe po sfidohen nga ata që nuk ja dinë as vlerën e as domethënien shkollës. Me ç ‘rast gjenerata e gjenerata u sakrifikuan dhe u flijuan për gjuhen dhe shkollimin shqip, ajo përsëri po mbetet në rend të fundit dhe sikur nuk po kanë interesim për zhvillimin e saj.

Por shtrohet pyetja:kush kishte besuar që vjen dita të mbyllen shkollat ne liri nga një kryetar shqiptar,shkollat të cilat kishin funksionuar edhe ne rrethana me te vështira te kohës se regjimit sllav? Kush kishte besuar së do vije një kryetar shqiptar që punën e parë dhe vendimin e parë që e merr në komunë është mbyllja e shkollave madje në mënyre diktatoriale pa u konsultuar më askë?

Pra të nderuar drenicas shkolla e Gjurgjices, Abrise dhe Godancit është mbyllur nga kryetari z. Lladrovci dhe nxënësit protestojnë për t’i hap ato.Por jo vetëm kaq kemi parë shkolla ne rajon edhe ne shtetet me demokratike ku numri i nxensve është edhe me i vogel dhe nuk mbyllen.

Kryetari z. Lladrovci në vend qe t’i mbyll bizneset e jashtëligjshme ne pronat publike ku ishte edhe premtim dhe zotim i tij, ka zgjedh t’i mbyll shkollat. Madje ai ka bërë pakt me bizneset e jashtëligjshme dhe u bë pjesë e tyre, sepse përderisa paraardhësit e tij e kishin korrupsionin zengjirorë ky marrjen e “ryshfetit” e ka vendos vetëm në duart e veta, prandaj sa më shumë të pashkolle në Drenas aq me shumë vartës të tij në të ardhmen.

Personalisht do jem pjesë e protestës së të hënës së bashku me prindërit e nxënësve për hapjen e shkollave sepse nuk do lejoj të mbyllen para syve të mijë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz