BallinaRegjionaleDrenasKryetari Lladrovci në Turqi, binjakëzon Drenasin me një komunë të provincës së...

Kryetari Lladrovci në Turqi, binjakëzon Drenasin me një komunë të provincës së Adanës

Të ngjajshme

Gruda: Ngjarja në Skenderaj është pasojë e klimës së krijuar nga VV’ja

Përparim Gruda, ka reaguar pas ngjarjes së fundit në...

Igli Tare pritet të largohet nga Milani ditëve në vijim

Igli Tare, i cili është përmendur si drejtori sportiv...

Gruda reagon pas ngjarjes në Skenderaj: Urrejtja është bërë politikë shtetërore

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Përparim...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka zhvilluar vizitë në Turqi, ku ka takuar kryetarin e Adanës, kryeqytet i provincës dhe kësaj pjese të rëndësishme të Turqisë, ku do të bëjë binjakëzimin me komunën Karaisali.
Lladrovci ka deklaruar se pret të zhvillojë bashkëpunimin në lëmitë ekonomike, kulturore, sportive e arsimore. Bashkëpunimi ndërkomunal, ka theksuar ai, do të jetë urë e re nga ato të ndërtuara deri tash, me interes të dyanshëm.

Ja postimi i plotë në rrjetin social:

“Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërkomunal, kam takuar kryetarin e Adanas, Z. Huseyin Sozlu, komunën e pestë më të madhe të Turqisë. Adana është edhe kryeqytet i provincës e cila është shpallur më herët në mesin e zonave më me perspektivë në nivel evropian. Z. Sozlu e falënderova për mikpritjen dhe përkrahjen për binjakëzim me qytetin Karaisali të cilës i prin Z. Aslan, komunë në kuadër të Adanës. Presim të zhvillojmë bashkëpunimin në lëmin ekonomik, kulturor, sportiv e arsimor. Bashkëpunimi ndërkomunal do të jetë urë e re nga ato të ndërtuara deri tash, me interes të dyanshëm. Zona e Adanës vlen si një nga zonat më dinamike zhvillimore jo vetëm në Turqi. Këtu, shqiptarët përbëjnë faktor të rëndësishëm në të gjitha veprimtaritë publike dhe private.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz