back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKryetari Lladrovci, ministri i Mbrojtjes, Mehaj dhe komandanti i FKS-së, Rama inspektojnë...

Kryetari Lladrovci, ministri i Mbrojtjes, Mehaj dhe komandanti i FKS-së, Rama inspektojnë urën mobile në Dobroshec

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Rrahman Rama dhe komandanten e Stacionit Policor në Drenas, Feime Bajrami, sot kanë inspektuar urën mobile “Maby Johnson” me gjatësi prej 36 metra, të realizuar para 3 javësh nga inxhinierët e Regjimentit të Xhenios të Gardës Kombëtare të FSK-së në Dobroshec të Drenasit.

Më këtë rast, kryetari Lladrovci ka falënderuar dhe ka shprehur mirënjohje të lartë për realizimin e këtij projekti i cili ka lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve të kësaj ane të izoluar pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e muajit Janar të këtij viti.

Ndërsa, ministri Mehaj shprehu vlerësimin e lartë për punën e shkëlqyeshme të inxhinierëve të FSK-së dhe theksoi gatishmërinë e plotë për realizimin e detyrimit kushtetues dhe ligjor për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe në shërbim maksimal ndaj qytetarëve tanë në çdo kohë e rrethanë.

Pas inspektimit të urës, ministri Mehaj i shoqëruar nga kryetari Lladrovci dhe delegacionet e tyre, kanë nderuar të gjithë heronjtë e kombit duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë shtatorëve në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas.

May be an image of 2 njerëz, people standing, military uniform dhe ambiente të jashtme

May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing, ambiente të jashtme dhe monument

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz