BallinaRegjionaleDrenasKryetari Lladrovci dhe zëvëndësministri Gecaj nënshkruajn memorandum për asfaltimin e rrugës në...

Kryetari Lladrovci dhe zëvëndësministri Gecaj nënshkruajn memorandum për asfaltimin e rrugës në fshatin Godanc

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe zëvëndësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit në asfaltimin e rrugës lokale në fshatin Godanc të Komunës së Drenasit projekt i cili do të kushtojë 190 mijë euro.

Qëllimi i kësaj marrëveshje mes Komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal është bashkëfinancimi i projektit në ndërtimin e rrugës lokale në fshatin Godanc si dhe përcaktimi i obligimeve të MAPL-së dhe Komunës së Drenasit për realizimin e këtij projekti.

Vlera e projektit është 190 mijë euro dhe obligimet e MAPL-së, janë 80 mijë euro, ndërsa Komuna e Drenasit bashkëfinancon vlerën prej 110 mijë euro.

Komuna e Drenasit do t’i kryej procedurat e tenderimit dhe do të caktojë komisionin e hapjes dhe vlerësimit të tënderit, gjithashtu do të caktoj edhe menaxherin/organin mbikqyrës për realizimin e projektit dhe procedurat tjera, ndërsa MAPL-ja do t’i zotoj mjetet e bashkëfinancimit dhe cakton një zyrtar monitoriues lidhur me këtë projekt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz