BallinaRegjionaleDrenasKryetari Lladrovci bënë homazhe të tre dëshmorët e lirisë (foto)

Kryetari Lladrovci bënë homazhe të tre dëshmorët e lirisë (foto)

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

 

Më rastin e shënimit të 27 vjetorit të rënies së tre dëshmorëve, Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shala në demostratat e vitit 1990, kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtor, familjarë te të rënëve dhe shumë qytetarë kanë bërë homazhe pranë varrezave të tre dëshmorëve dhe në vendin e rënies së tyre.

Fillimisht, kryetari Lladrovci ka bërë homazhe dhe ka vënë buqeta lulesh pranë varrit të dëshmorit Enver Morina, të Shani Morina dhe Sahit Shala, pastaj me familjarë dhe qytetarë janë nisur nga Komuna deri të vendi i rënies së tre dëshmorëve te herkurudha, i ashtuçuajtur “të rampa”.

Kryetari Lladrovci tha se tre dëshmorët e lirisë, Enveri, Shania e Sahiti së bashku me një grup tjerë të qytetarëve të Drenasit, qysh herët kishin kundërshtuar liritë e kufizuara nga forcat serbe dhe nuk ishin pajtuar me regjimet e ashpra të okupatorit.

Me 31 janar të vitit 1990 tek vendi i ashtçuajtur “të rampa” në demostratat e organizuara nga shumë qytetarë të Komunës së Drenasit, nga forcat serbe u vranë Enver e Shani Morina dhe Sahit Shala, ndërsa morën plagë 27 veta.

Displaying IMG_4318.JPG

Displaying IMG_4326.JPG

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz