back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKryetari i KBI në Drenas uron qytetarët për ditën e çlirimit

Kryetari i KBI në Drenas uron qytetarët për ditën e çlirimit

Të ngjajshme

Fitore me fat për Arsenalin, Wolves “ndihmon” me dy autogola

Arsenali ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme ndaj Wolvesit,...

“Djersitet” Arsenali, mezi fiton ndaj Wolvesit

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Wolvesit,...

KQZ nesër nis dërgimin e fletëvotimeve për 58 mijë votues në diasporë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të fillojë dërgimin...

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame- dega në Drenas, Valon Bequku ka uruar të gjithë qytetarë me rastin e ditës së çlirimet.

Në një komunikatë të KBI në Drenas të cilën e transmeton drenicapress.info, kryetari Bequku në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame dega në Drenas dhe në emër të tij personal, ka uruar të gjithë bashkëqytetarët me rastin e ditës së çlirimit të Drenasit.

Bequku duke përkujtuar më meritorët për këtë ditë, dëshmorët, të cilët dhanë më të shtrenjtën e tyre për lirinë të cilën ne e gëzojmë, ai ka përkujtuar atë që e thotë Zoti në Kuran: “Kurrsesi të mos mendoni, se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë…”

Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë të KBI dega në Drenas

Kryetari i KBI-Drenas, Valon Bequku uron Ditën e Çlirimit

Të nderuar bashkëqytetarë të Drenasit, motra e vëllezër!
Të vetëdijshëm për të kaluarën tonë të vështirë por krenar, të vuajtur por heroike, të sakrificës por të triumfit më lejoni që në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas dhe në emrin tim personal të ju uroj të gjithë ju bashkëqytetarë ditën e çlirimit.

Kjo ditë le të na shërbejë si përkujtim për reflektim shpirtëror, si përkujtim sublim për bashkimin e zemrave tona. Duke përkujtuar më meritorët për këtë ditë, dëshmorët tanë që dhanë jetën për të mbetur gjithmonë të gjallë siç thotë Zoti në Kuran: “Kurrsesi të mos mendoni, se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë…”. Gjithashtu familjet e dëshmorëve, invalidët e veteranët e luftës dhe gjithë luftëtarët e lirisë që dhanë gjithçka nga vetja e tyre për liri.

Liria nuk ka çmim, e kaluara jonë është themel i së ardhmes sonë, dhashtë Zoti t’i ruajmë themelet tona duke ndërtuar një të ardhme të ndritur për të gjithë qytetarët e shtetit tonë.
Urime dita e Çlirimit!
Me respekt,
Kryetari KBI-Drenas
Valon Bequku

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz