BallinaLajmeKryetari i VV-së në Skënderaj: Nëse Samiu nuk është në 4-5 e...

Kryetari i VV-së në Skënderaj: Nëse Samiu nuk është në 4-5 e parë, atëherë në 11 e parë është gjithsesi!

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka reaguar lidhur me raportimet në media se mund të përjashtohet nga partia pasi që ka probleme me ligjin, duke thënë se ka vetëm një aktakuzë e cila nuk ndërlidhet me krim apo korrupsion.

Lushtaku, thotë se janë 4 ose 5 persona të cilët sipas tij e kanë bllokuar PDK-në dhe tërë Kosovën, persona këta të cilët duhet larguar nga partia.

“Nga partia duhet të largohen e të përjashtohen me turpin më të madh 4-5 persona, të cilët e kanë bllokuar Kosovën e PDK-në dhe të cilët kontrollojnë çdo gjë në Kosovë, drejtësinë, biznesin, mediat dhe sferat tjera vitale të vendit tonë, gjë që për veprimtaritë e tyre të pista dhe rrjetet që kanë ndërtuar janë të mirëinformuar edhe miqtë tanë ndërkombëtarë”, ka thënë Lushtaku.

E ndaj këtij reagimi të Sami Lushtakut, ka reaguar edhe kryetari i Lvëizjes vetëvendosje në Skënderaj, Hysni Mehani.

Sipas Mehanit, nëse Sami Lushtaku nuk është në 4-5 e parë, atëherë në 11 e parë është gjithsesi.

“Erdhi dita me e citu Sami Lushtakun. Kijameti nuk është larg. Veç nëse Samiu nuk është në 4-5 e parë, atëherë në 11 e parë është gjithsesi”, ka shkrura Mehani./DrenicaPress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz