back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeKryetari i Supremes e pret në takim ambasadorin britanik, e shpreh bindjen...

Kryetari i Supremes e pret në takim ambasadorin britanik, e shpreh bindjen se më 28 dhjetor do të ketë zgjedhje demokratike

Të ngjajshme

Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin në Jarinjë

Qytetarëve të Kosovës u është bërë thirrje që të...

“Familjes së Gjestit nuk iu desh edhe kjo, shpresoj të lirohet”

Influencerja Kosovare Rexhepi ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykata...

Kurti pret ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovën, uron Ditën e Shën Patrikut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot...

Opozita synon të krijojë “front” përballë tij, Kurti i “ngacmon” me ftesa për takime

Në Kosovë linjat ideologjike të partive politike thuajse kurrë...

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Fikrim Damkës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Gjykata ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj kryetarit...

Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi ka pritur sot në takim, Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në këtë takim, ata kanë biseduar lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe rollin që Gjykata Supreme ka në këtë proces, shkruan lajmi.net.

“Kryetari Rexhepi e njoftoi ambasadorin me rolin e Gjykatës Supreme në proceset zgjedhore, duke bërë me dije se të gjitha ankesat administrative të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për zgjedhjet e fundit lokale, janë trajtuar dhe vendosur brenda afateve ligjore. Në këtë mënyrë është garantuar trajtimi i barabartë i të gjithë ankuesve. Po ashtu, të gjitha vendimet janë publikuar në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Supreme, duke reflektuar transparencë të plotë institucionale”, ka njoftuar Gjykata Supreme përmes një komunikate për media.

Në këtë komunikatë, thuhet se Rexhepi ka shprehur bindjen se edhe në Zgjedhjet e Parakohshme Nacionale të 28 dhjetorit, do të ketë nj proces të drejtë dhe demokratik, ku ka thënë se do të kontribuoj edhe Gjykata Supreme, përmes vendosjes së drejtë dhe trajtimit me kohë të ankesave.

“Ambasadori Hargreaves, duke vlerësuar rolin e Gjykatës Supreme në këtë proces, e falënderoi kryetarin për punën dhe ritheksoi mbështetjen e Britanisë së Madhe për  Gjykatën Supreme dhe gjithë sistemin gjyqësor. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për iniciativat për trajnime dhe shkëmbim përvojash, përfshirë bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë”, thuhet mes tjerash në komunikatë. /Lajmi.net/ 

Komunikata e plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz