BallinaLajmeKryetari i ri i LDK-së, përkulet para varrit të Adem Jasharit në...

Kryetari i ri i LDK-së, përkulet para varrit të Adem Jasharit në Prekaz

Të ngjajshme

Zbulohet lista e Polonisë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Polonisë ka publikuar listën zyrtare me 25...

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, vetura përfundon jashta rrugës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e...

Skriniar merr rrezik të madh për Kosovën, reagon trajneri sllovak

Trajneri i Sllovakisë, Francesco Calzona, ka ngritur shqetësime serioze...

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Ai tha se arsyeja e vizitës në Prekaz është nderimi i familjes së Jasharajve.

“Jemi ardh këtu për të nderuar themelet e lirisë dhe të shtetit të Kosovës, për të kujtuar sakrificën e Jasharajve. Ne këtë sakrificë jo vetëm që e nderojmë por na shërben edhe si inspirim për të punuar drejt së ardhmes”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku në Prekaz foli edhe për zgjedhjen e presidentit. Ai tha se kjo parti është konstuktive dhe pro konsolidimit të institucioneve.

“Tani meqë jemi në këtë tempull këtu mesazhi që dua të përçoj është se do të punojmë për interesin e shtetit të Kosovës. Ky interes nënkupton që të jemi konstruktiv dhe të jemi të afërt me njëri tjetrin duke i projektuar idetë tona dhe duke u shërbyer institucioneve të Kosovës. Do të jemi konstruktiv duke i mbrojtur idealet e LDK-së”, ka thënë ai. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz