Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që gjenden jashtë se duhet të kthehen sot deri në ora 17:00.
Gashi ka thënë se zonat përreth janë shpallur zona të karantinuara andaj qytetarët e Obiliqit duhet të kthehen.
“Si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe duke parë gjendjen e krijuar në komunat përreth ku bazuar në vendimet e MSH-së janë shpallur zona të karantinuara, njoftoj të gjithë qytetarët që ndodhen jashtë Komunës së Obiliqit se duhet të kthehen sot (12 prill), deri në ora 17:00”, njoftuar ai.