Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Malit të Zi, Bernard Çobaj.
Të dy zyrtarët diskutuan për forcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe thellimin e marrëdhënieve në fusha kyçe si politika, ekonomia dhe siguria rajonale.
Kryetari Basha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në proceset integruese evropiane dhe nevojën për qëndrime të përbashkëta ndaj sfidave rajonale, me fokus qëndrimin ndaj qasjes së Serbisë.
Gjithashtu, u vlerësua roli i shqiptarëve në Mal të Zi si urë lidhëse mes dy vendeve.
Në fund, Basha falënderoi ambasadorin Çobaj për bashkëpunimin dhe u shpreh i përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërparlamentare.