back to top
Tuesday, December 9, 2025
BallinaLajmeKryetari i Kushtetueses takohet me zyrtarin e DASH-it – vendimet me rëndësi...

Kryetari i Kushtetueses takohet me zyrtarin e DASH-it – vendimet me rëndësi temë e diskutimit

Të ngjajshme

Nuk ndalet Bayerni, shënon dhe të tretin

Bayerni ka realizuar dhe golin e tretë ndaj Sporting...

10 minuta zgjati gëzimi i Sportingut, Bayerni barazon shifrat

Bayerni ka barazuar rezultatin ndaj Sportingut. Golin e barazimit e...

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ka pritur sot në takim zyrtarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Lyn Debovoise, i cili është zëvendësdrejtor për Çështjet e Europës Qendrore Perëndimore.

Në njoftimin e lëshuar nga Kushtetuesja thuhet se temë diskutimi ishin roli dhe funksioni i Gjykatës, përbërja e saj aktuale, vendimet me rëndësi, procedura për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues, si dhe sfidat në punën e deritanishme, shkruan Reporteri.net.

“Kryetari Rexhepi e njoftoi z. Debevoise edhe për angazhimin e Gjykatës në rritjen e efikasitetit për procedimin dhe zgjidhjen e lëndëve gjyqësore, për konsolidimin e praktikës së saj gjyqësore në harmoni me standardet evropiane të drejtësisë kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Rexhepi ka shprehur falënderimin e tij për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, për mbështetjen e ofruar Gjykatës ndër vite në ngritjen e kapaciteteve të saj profesionale dhe infrastrukturore.

Postimi i plotë: 

Kryetari Rexhepi priti në takim zv. Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, z. Nexhmi Rexhepi, priti në takim zv. Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Lyn Debevoise.

Temë diskutimi në takim, ndër të tjera, ishte roli dhe funksioni i Gjykatës Kushtetuese, përbërja e saj aktuale, vendimet me rëndësi, procedura për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues, si dhe sfidat në punën e deritanishme.

Kryetari Rexhepi e njoftoi z. Debevoise edhe për angazhimin e Gjykatës në rritjen e efikasitetit për procedimin dhe zgjidhjen e lëndëve gjyqësore, për konsolidimin e praktikës së saj gjyqësore në harmoni me standardet evropiane të drejtësisë kushtetuese.

Kryetari Rexhepi shprehu falënderimin e tij për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, për mbështetjen e ofruar Gjykatës ndër vite në ngritjen e kapaciteteve të saj profesionale dhe infrastrukturore.

Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni uebfaqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese: https://gjk-ks.org/./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz