Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, jep detaje të reja rreth vrasjes në Baks

Kryetari i Komunës së Skenderaj, Fadil Nura ka deklaruar se është duke u raportuar gabim emri i personit, që konsiderohet se ka marrë pjesë në vrasjen e ndodhur në Baks të Skenderajt.
“Është bërë një gabim në emrin e dorasit, i cili ka marrë pjesë në vrasjen që ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës, përmendet emri Xhevdet Rexhepi, por në fakt nuk është ai, pra nuk është i saktë, mediat e kanë dhënë gabim”, ka deklaruar Nura për Dukagjinin.
Po ashtu, Nura ka thënë se nuk ka informacione se kush ka qenë dorasi i cili shkaktoi vrasjen e personit.
Sipas tij, nga informatat preliminare, rasti ka ndodhur nga një zënkë e çastit, ndërsa ai ka deklaruar se nuk ka informacione se ka pasur zënka më herët mes tyre.

Lexo edheI përfoluri për vrasjen në Baks: Jam i lirë, nuk kam të bëjë me rastin
“Nga vetura që ka qenë në rrugë, ka filluar zënka mes tyre, pra ka qenë e çastit, dhe nuk kam informacione se ka pasur zënka më herët mes tyre”, ka deklaruar Nura.
Ndërkaq, Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar lidhur me rastin, si dhe një tjetër është duke u trajtuar nga mjekët, por nën përcjelljen e Policisë, pasi dyshohet se është i përfshirë në rast.














