Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka deklaruar se rreth 60 mijë euro para të gatshme në institucione bankare, sipas Agjencisë Kundër Korrupsion AKK, transmeton Gazeta Metro.
Në deklarimin e pasurisë për vitin 2019, Jashari ka deklaruar se mban mbi 61 mijë euro në tri banka të ndryshme private.
Në formularin e pasurisë së Bekim Jasharit janë deklaruar edhe një shtëpi dhe një parcelë tokë.
Po ashtu, i pari i Komunës së Skenderajt ka deklaruar tri vetura. Të tri veturat ka deklaruar se i ka blerë me mjete vetanake, raporton Insajderi.
Vlera e të tri veturave shkon mbi 60 mijë euro.
Jashari ka deklaruar se posedon edhe 50 për qind të aksioneve në kompaninë Premium Group, vlerën e të cilave e ka deklaruar 250 mijë euro. /gazetametro.net